Lajme
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
Sindikatat kanë arritur një marrëveshje që parashikon një rritje të përgjithshme të pagave prej 1.4% në vitin 2025 në sektorin kryesor të ndërtimit. Dalja në pension në 60 do të jetë gjithashtu e garantuar.
Të gjithë punëtorët në sektorin e ndërtimit do të kenë rritje të pagave me 1.4%, njoftuan të hënën sindikatat Unia dhe Syna, pas negociatave mes palëve kontraktuese të Marrëveshjes Kombëtare për Sektorin Kryesor të Ndërtimit dhe miratimit të delegatëve të sindikatës në seancë plenare, transmeton albinfo.ch.
Rreth 70,000 punëtorë janë prekur. Ndër masat e tjera, përveç garantimit të daljes në pension në 60 vjeç, duke rregulluar kontributet dhe përfitimet financiare, punëtorët do të marrin pension të plotë profesional pas 20 vjetësh kontribute në vend të 15 vjetëve, shkruan swissinfo.
Në fund, marrëveshja u arrit, “sepse të dyja palët (kontraktorët dhe sindikatat) ishin të përgatitura për të hedhur një hap drejt njëra-tjetrës”, thuhet në njoftimin për shtyp.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Google feston 20 vjetorin në Zvicër Gjiganti amerikan i teknologjisë hapi zyrën e tij të parë të zhvillimit në Evropë në Cyrih...
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale