Lajme

Edi Rama sot takon diasporën në Londër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook të shtunën, ai shkruan “Gati shqipe”, nga arena ku do të mbahet takimi.

Ndërkohë edhe të dielën ka shkruar për takimin e ditës së sotme “MIRËMËNGJES, dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.