Lajme

Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta

Ambasadorja Véronique Hulmann iu bashkua Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe Drejtorit Rajonal të BERZH për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli, për nënshkrimin e një marrëveshjeje për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Maqedoninë e Veriut.

Zvicra kontribuoi me një grant prej 3 milionë frangash zvicerane për të mbështetur dy ndërmarrjet e reja publike rajonale të menaxhimit të mbetjeve, për të forcuar kapacitetet e ndërmarrjeve komunale në pesë rajone dhe për të mbështetur reformën e tarifave të mbetjeve.

Kjo është pjesë e një programi më të madh për menaxhimin e mbetjeve të ngurta financuar nga një kredi nga BERZH, në të cilën Zvicra do të investojë 6 milionë franga zvicerane shtesë.

“Ambasadorja theksoi nevojën për përgjegjësi të përbashkët nga të gjitha palët e interesuara – qeveria, komunat, ndërmarrjet, sektori privat dhe qytetarët – për të trajtuar sfidat komplekse të menaxhimit të mbetjeve. Zvicra mbetet e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave”, thuhet në njoftim.