Kosova
Për herë të parë në 15 vjet, Sllovakia do të dërgojë trupa në Kosovë
Sllovakia do të dërgojë trupa në misionin e KFOR-it për herë të parë në 15 vjet, ka bërë të ditur kryeministri sllovak, Robert Fico, gjatë vizitës në Beograd. Lëvizja e Ficos po shihet si mbështetje për Serbinë e shqetësim për Kosovën.
Fico ia bëri të qartë presidentit Aleksandar Vuçiq se Sllovakia respekton integritetin territorial të Serbisë dhe nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë takimit në Beograd, të dy liderët diskutuan gjithashtu për migracionin dhe për një vizitë në Moskë.
Sllovakia bashkë me Rumaninë, Greqinë, Spanjën e Qipron janë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Që kur Fico e mori detyrën si kryeministër, Sllovakia e mbylli edhe Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë – lëvizje që befasoi shumë diplomatë e ekspertë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit, Fico u ankua pse takime të tilla nuk ndodhin më shpesh dhe pretendoi se ai dhe Vuçiqi përballen me “propagandë anormale”.
Vuçiq ia ktheu lavdërimin, duke e quajtur Ficon “një nga liderët më të rëndësishëm dhe më të mëdhenj botërorë”.
Për temën e Ukrainës, Vuçiqi dhe Fico shprehën qëndrime të ngjashme. Fico vazhdon ta kritikojë qasjen e Perëndimit karshi kësaj lufte.
Kryeministri sllovak njihet për qëndrimet anti-Kosovë. Gjithashtu ai është mes liderëve evropianë që anon më shumë kah Rusia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor