Lajme

Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës

Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen

Reshjet e dendura në qytetet zvicerane bënë që bora të arrijë mbi 20 centimetra. Kjo kishte një ndikim në trafik.

https://www.blick.ch/schweiz/pendler-chaos-am-freitagmorgen-ueber-120-verkehrsunfaelle-allein-im-kanton-st-gallen-id20342634.html

Fillimi i dimrit çoi në mbi 120 aksidente trafiku vetëm në kantonin St. Gallen.
Ndërkohë Policia e Lucernit ishte në operacion të vazhdueshëm nga pasditja e së enjtes. Sipas autoritetit janë pranuar mbi 600 thirrje emergjente dhe janë raportuar mbi 30 aksidente trafiku.
Këto ishin kryesisht autoaksidente dhe përplasje nga pas, por edhe përplasje mes dy ose tre automjeteve. Disa persona u dërguan në spital nga shërbimet e urgjencës 144. /Albinfo.ch