Lajme

A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e nevojshme që vota e diasporës të mos dështojë.

Në një komunikim me gazetarët, kryekomisioneri Celibashi tha se ky proces është në rrezik, por shtoi se ka disa problematika që duhet të adresohen, ndaj u bëri thirrje partive politike që të ulen në diskutime, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.

“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen”, tha Celibashi.