Kosova
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar për fjalë hyrëse të forumit.
Duke qenë se Kosova dhe Zvicra kanë një partneritet të fortë, kulturor e politik, kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se është e natyrshme që kjo lidhje forcohet ekonomikisht çdo ditë, ndërkaq falënderoi të gjithë ata që punojnë në këtë drejtim.
“Ne jemi të bekuar me këtë partneritet, ose më mirë, me këtë miqësi të vërtetë. Ndaj më vjen mirë që ky forum na ofron mundësinë për të thelluar këtë partneritet, veçanërisht në fushën e tregtisë, investimeve dhe inovacionit teknologjik”, veçoi kryeministri, teksa theksoi se për Kosovën Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i eksporteve dhe në vitin 2022 për herë të parë është shënuar bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën duke eksportuar mallra në vlerë prej 64 milionë euro dhe importuar mallra në vlerë prej 39 milionë euro.
Kurti shtoi tutje se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që tërheq investime dhe nxit një rritje të qëndrueshme.
“Së bashku, le të hapim rrugën për një partneritet më të fortë dhe më të begatë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, tha ai në përfundim të fjalës së tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë Nga zgjedhjet për këshillin e komunës Muri Gümligen, shqiptari Hilmi Gashi ka arritur të sigurojë edhe...
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
Jeta në Zvicër
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave Shtypi frëngjishtfolës e sheh refuzimin e projekteve të zgjerimit të autostradave si një mesazh në favor...
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira