Kosova

Kosovë: Votohet buxheti i vitit 2025

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, në shqyrtimin e dytë ka votuar Projektligjin për ndarje buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Ligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 u votua me vota minimale të deputetëve, transmeton albinfo.ch.

Opozita gjatë seancës plenare e ka akuzuar pushtetin për shkelje në buxhetin për vitin 2025, madje edhe kanë kërkuar që të mos vihet fare në votim. Para votimit, tri partitë opozitare e kanë lëshuar sallën.

Buxheti për vitin 2025 është paraparë të jetë 3.6 miliardë euro, e për investime kapitale janë ndarë 930 milionë euro, apo 71 milionë euro më shumë se sa këtë vit.