Kosova
Nga vizioni në realitet, një vit i PREFAB Kosova
Me strategji ambicioze për të ardhmen, PREFAB Kosova mbetet një shembull i suksesit dhe inovacionit për ekonominë vendore
Njëvjetori i themelimit përbën një moment të rëndësishëm për çdo organizatë, veçanërisht për ato që synojnë të sjellin risi dhe zhvillim në sektorë strategjikë. Në këtë frymë, PREFAB Kosova, Kllasteri që udhëheq industrinë e ndërtimeve të parafabrikuara në vend, festoi një vit suksesi dhe bashkëpunimi, duke mbledhur aktorë kryesorë të sektorit publik, privat dhe akademik.
Ngjarja ishte një pasqyrim i vizionit dhe përkushtimit të këtij Kllasteri për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe inovative në Kosovë.
Dje më 20 nëntor, Kllasteri Prefab Kosova shënoi njëvjetorin e themelimit me një ceremoni festive, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit publik, privat, akademik dhe entuziastë të industrisë së ndërtimeve të parafabrikuara. Aktiviteti vuri në pah arritjet e vitit të parë dhe fuqinë e bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë në këtë sektor.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bordit të Prefab Kosova, z. Nazmi Mehmetaj, falënderoi anëtarët dhe partnerët për mbështetjen e tyre:
“Faleminderit që besuat në vizionin tonë dhe kontribuat në realizimin e tij. Përkushtimi juaj na frymëzon të ëndërrojmë dhe të arrijmë më shumë në vitet në vijim”.
Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, z. Resul Makreshi, shprehu mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë për Kllasterin, duke e përshkruar si një motor të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Ndërkohë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Alban Zogaj, përgëzoi Prefab Kosova për sukseset e vitit të parë dhe nënvizoi rolin e komunës në fuqizimin e sektorit privat dhe nismave që kontribuojnë në zhvillimin lokal.
Një tjetër zë kyç ishte z. Skender Rama, drejtori i projektit USAID Compete, i cili theksoi rezultatet konkrete të bashkëpunimit me Prefab Kosova:
“Partneriteti ynë ka sjellë përfitime konkrete për industrinë, duke krijuar një model për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ”.
Drejtoresha ekzekutive e Prefab Kosova, znj. Sytrime Dervisholli, ndau një përmbledhje të rrugëtimit të Kllasterit gjatë vitit të parë, duke vënë në pah sfidat dhe sukseset e arritura. Ajo theksoi:
“Me një strategji të qartë për vitet në vijim, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e industrisë së ndërtimeve të parafabrikuara në Kosovë.”
Në përmbyllje të ceremonisë, u ndanë dy mirënjohje për mbështetësit kyç të Kllasterit: një për Ministren e Ministrisë së Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, dhe një tjetër për Drejtorin e projektit USAID Compete.
Po në këtë datë, Kuvendi i Punës i Prefab Kosova hodhi bazat për zhvillimin e ardhshëm të Kllasterit, duke miratuar:
- Raportin financiar, i cili pasqyroi transparencën dhe përmbushjen e objektivave për vitin e kaluar.
- Planin e punës 2025, një plan ambicioz që përfshin projekte të reja për rritjen e ndikimit të Kllasterit në tregun vendor.
- Strategjinë 2025-2028, e cila fokusohet në rritjen e bashkëpunimit, zgjerimin në tregje ndërkombëtare dhe forcimin e kapaciteteve të anëtarëve.
Një ndryshim i rëndësishëm ishte rritja e numrit të anëtarëve të Bordit nga 5 në 7, duke reflektuar nevojën për diversitet idesh dhe përfaqësim më të gjerë.
Ceremonia e njëvjetorit të PREFAB Kosova dhe Kuvendi i Punës theksuan arritjet e mëdha dhe angazhimin e pandalshëm për një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e ndërtimeve të parafabrikuara. Me strategji ambicioze për të ardhmen dhe një qasje gjithëpërfshirëse ndaj bashkëpunimit, PREFAB Kosova mbetet një shembull i suksesit dhe inovacionit për ekonominë vendore. Ky përvjetor jo vetëm që shënoi një vit të arritjeve, por vendosi edhe themele të forta për aspirata më të mëdha në vitet që vijnë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha