Lajme

Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake

Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që nga shtatori 2021. Ajo ka doktoruar në Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare dhe Menaxhim në FH Burgenland në Austri

Emrave të suksesshëm të shqiptarëve nga Shqipëria në Austri u bashkëngjitet edhe Edona Bilali, një profil me bagazh të konsiderueshëm profesional.

Tek Edona vërehen shumë veçanti në formimin intelektual, profesional dhe etik, në qëndrimet e saj dhe, para së gjithash, në të menduar, pasi që angazhimet dhe ambiciet e saj kanë të tjera dimensione.

Ajo ka një biografi interesante. Është lindur dhe rritur në Shkodër, për t’u bërë më pas një emër suksesi në Shqipëri e po ashtu edhe në Austri.

Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që nga shtatori 2021.

Po ashtu Edona shërbeu si ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për periudhën shtator 2021- shtator 2023.

Më parë në emërimin e saj si ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Bilali ka punuar në industrinë e konsulencës së biznesit dhe prej njëmbëdhjetë vjetësh ka qenë aktive si pedagoge e ftuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

 

5 vjet rrugëtim doktoral në Austri
Edona Bilali ishte përzgjedhur për të mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit, e cila u mbajt më 14 shtator, në Vjenë.
„Në ceremoninë e diplomimit të studimeve për doktoratë më është kërkuar të mbaj fjalim motivues para personaliteteve më të larta të 6-të universiteteve evropiane që ishin pjesë e programit. Për mua ky ishte një privilegj shumë i madh, sepse kjo zakonisht iu rezervohet personaliteteve shumë të larta“, ka thënë ajo.
Jeta profesionale e Edonës
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur
Edona gjithashtu ka kryer një program pasuniversitar “Auditori i Brendshëm në Sektorin Publik”. “Kam përfunduar gjithashtu programin pasuniversitar “Mikroekonomia e konkurrencës”, një program i Shkollës së Biznesit në Harvard”, tregon Edona për revistën albinfo.at.
Ajo ka shumë kualifikime në fushën e Sipërmarrjes, Konkurrueshmërisë, SME-ve dhe Startups si dhe është trainere biznesi e certifikuar ndërkombëtarisht.
“Kontributet e mia në fushën e sipërmarrjes janë vlerësuar vazhdimisht nga partnerët ndërkombëtarë, pasi kam qenë e përfshirë në disa programe për mbështetjen e sipërmarrjeve të financuara nga jashtë. Në vitin 2018 u vlerësova si “Mentorja e Vitit”.
Për dy vjet akademike ka shërbyer si Mentore Biznesi në programin ‘Junior Achievement’, tregon ajo.
Po ashtu Edona është e certifikuar si Auditore Udhëheqëse në fushën e sistemeve të menaxhimit të cilësisë, sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001.
Përveçse një grua e re dhe e suksesshme në karrierë, Edona është edhe një amvise shumë e mirë dhe zbuloi se i pëlqen shumë edhe kopshtaria, të cilën e cilëson si një ‘terapi për mendjen’, përfundoi ajo.
Mund të jetë një imazh i 1 person