Lajme
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër
Nga ora 19:30, Kosova në basketboll sonte do të ketë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme, përcjell albinfo.ch.
Dardanët përballen në Bernë, ku presin përkrahjen nga bashkatdhetarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, që është lidere e Grupit A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-të në botë dhe të 35-tin në Evropë.
Në vitin 2023, këto dy kombëtare u përballën dy herë, ku Kosova triumfoi dy herë.
Në Prizren fitoi 76:49, derisa në Fribourg 72:76.
Pas Zvicrës, Kosova do të ndeshet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin.
Ndërkohë, Kosova ndeshjet e fundit i zhvillon në shkurt të vitit të ardhshëm si vendëse ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër