Lajme

Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar tubimet e partivr politike në diasporë.

Sipas tij, diaspora me kontrkbutin për Kosovën janë ‘heronj të gjallë’ por nuk janë determinues të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë.

“Ndarja e mërgatës ka ndodhur para tri vjetëve. Është një e vërtetë tjetër e madhe dhe nuk është kontradiktore fjala jeme që me kënd bahet mërgata ia jep shkëlqimin fitores, por nuk janë determinues të rezultatit”, ka thënë Haziri në Kanal10.

Haziri ka komentuar edhe deklarimin e Rohde për fushatën parazgjedhore të opozitës në Gjermani.

“E kemi pru punën që ambasadat me punu për një parti politike me organizu tubime dhe takime. Gjermania edhe presidentët e Turqisë ua ka ndalu tubimet politike e tash VV i kryjti takimet e veta e ua la opozitës”, ka thënë Haziri.