Lajme

Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie

Në 12 muajt e fundit kostoja e pronave në Zvicër është rritur me 3.8 për qind, sipas një studimi të publikuar të martën nga një konsulencë imobiliare IAZI, përcjell albinfo.ch.

Megjithëse ka pasur rënie të vogla në lakoren e çmimeve, nuk janë shënuar as “shpërthime” të pakontrolluara të çmimeve, potencon raporti.

Për shembull, një apartament 115 metra katror është më i shtrenjti (2.22 milionë franga) në Gjenevë.

Më pas është Cyrihu (2.12 milionë), i ndjekur nga St. Moritz (1.74 milionë), Zermatt (1.70 milionë) dhe Lozana (1.65 milionë).