Lajme

Vendi që ofron para për çiftet që martohen

Koreja e Jugut që është duke u përballur me shkallën më të ulët të lindjeve në botë, tani po i drejtohet stimujve financiarë në një përpjekje për të luftuar rënien e saj demografike.

Në distriktin Saha të Busanit, po prezantohet një program që paguan banorët të martohen, duke ofruar deri në 38,000 dollarë për çiftet që vendosin të lidhin martesë.

Kjo nismë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar rënien e popullsisë vendit, e cila ka arritur në një pikë kritike me një normë lindshmërie që bie në vetëm 0.72 fëmijë për grua.