Futboll
UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim, Rusia jashtë Botërorit 2026
UEFA dhe FIFA konfirmojnë se kombëtarja ruse mbetet e pezulluar nga garat ndërkombëtare. Vendimi, i ardhur fillimisht në shkurt 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, tani do të jetë i vlefshëm edhe për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Sipas gazetës ruse Sports Expressen, një burim nga Federata e futbollit të vendit ka konfirmuar vazhdimin e këtij sanksioni. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në mesin e 54 kombeve të UEFA-s që do të marrin pjesë në shortin e kualifikueeseve më 13 dhjetor, ku skuadrat do të ndahen në 12 grupe që do të konkurrojnë për 16 vende në Kupën e Botës.
Në këto kushte, ky është kompeticioni i tretë i madh që Rusia do të mungojë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës 2022 në Katar dhe Kampionati Evropian 2024 në Gjermani.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër