Kosova
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Shqipërisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për dy mbledhjet e mbajtura mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës si dhe gatishmërinë e tij për mbledhje të tjera me ta.
Kurti përmes një konference për media ka thënë se është i gatshëm si dhe ka vullnet që sërish të mbajnë mbledhje me Republikën e Shqipërisë.
Ai tha se nga dy mbledhjet e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, janë nënshkruar 58 marrëveshje.
“Sa i përket mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ne me Republikën e Shqipërisë i kemi mbajtur dy mbledhje. Tash jemi barazuar, pasi dhe me Maqedoninë e Veriut i mbajtëm dy mbledhje. Unë jam i gatshëm, i interesuar, i vullnetshëm që sa më parë ta mbajmë dhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
“Përndryshe 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë. Në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre, pavarësisht se nuk kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat, ka shkuar jashtëzakonisht mirë, dhe më mirë se në të gjitha mandatet e mëhershme”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave Pavarësisht se votuesit ranë dakord për masën në mars – disa pronarë të makinave të Gjenevës...
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga