Kosova
Mbledhja e përbashkët me Maqedoninë e Veriut, deklarata e Kurtit për çështjen e gjuhës shqipe nxit reagime
A po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut?
Kjo ishte pyetja që iu shtrua Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në prani të homologut maqedonas, Hristjan Mickoski, në një çështje që është shndërruar në shqetësim se po synohet zbehja e përdorimit të shqipes në Maqedoni të Veriut.
“Së pari, kjo është një çështje për Gjykatën Kushtetuese të MV, pasi tri dispozita të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve janë dërguar në Komision të Venecias, dhe këto tri dispozita – paradoksalisht – nuk janë vërë në jetë, nuk janë zbatuar në të kaluarën. Dhe tash, i përket Gjykatës Kushtetuese në MV që ta vlerësojë. Por, duhet ta sqarojmë një gjë. Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për gjuhën shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, tha Kurti.
Kurti dha leximin e vet kushtetues për Maqedoninë e Veriut, se “nuk ka ligj për shqipen, dhe s’ka pasur në të kaluarën”, por shtoi se “aty ka ligj që përmend shifrën 20%, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por të gjuhëve”.
“Ekziston ligji që përmend shifrën 20%, por ai nuk është ligj për shqipen, por për përdorimin e gjuhëve. Kjo është e para. Në anën tjetër, besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje, i cili nuk bën as përjashtime dhe as diskriminim dhe i cili e respekton shumëgjuhësinë atje”.
“Por, në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të thuhet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare e tash po u rrezikohen….Ka organe atje të cilët i marrin vendimet e tyre”, tha ai.
Kjo deklaratë e kryeministrit Kurti ka nxitur reagime në të dy anët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve