Lajme
Biden: SHBA mbështet sovranitetin e Ukrainës
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20) që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Megjithatë, ai nuk e ka përmendur direkt vendimin e përfolur për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër për përdorim të raketave me rreze të gjatë.
“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave që janë duke gërryer përparimin drejt përmirësimit të sigurisë në botë”, ka thënë Biden.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. Secili në këtë tavolinë, sipas bindjes sime, duhet të veprojë njëjtë”, ka thënë Biden, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Kremlini e ka akuzuar Bidenin se po synon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me heqjen e kufizimeve në armët me rreze të gjatë.
Këto zhvillime vijnë pas disa muajve të lobimit të zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet e Perëndimit t’i japin Kievit dritën e gjelbër për të përdoruar armët për të qëlluar shënjestrat më larg.
Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende të NATO-s, kanë vendosur deri më tani kufizimin se deri në çfarë distance mund të përdoren armët.
Kujtojmë që Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022, ku si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë