Lajme
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
Konsumi i antibiotikëve është rritur në Zvicër që nga pandemia Covid-19. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera evropiane, vendi alpin ka një nga nivelet më të ulëta të përdorimit të antibiotikëve.
Në mjekësinë njerëzore, konsumi i përgjithshëm i antibiotikëve u rrit në 10.8 doza të përcaktuara ditore për 1000 banorë në ditë në 2023, krahasuar me 8.6 në 2021. Konsumi është kthyer kështu në një nivel të ngjashëm me vitin 2019 (10.6), sipas Raportit Zviceran të Rezistencës Antibiotike 2024, transmeton albinfo.ch.
Vala e madhe e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes e regjistruar në dimër/pranverë 2023 ndoshta ka luajtur një rol në këtë, thuhet në raport, shkruan swissinfo.
Që nga viti 2014, përdorimi i antibiotikëve veçanërisht kritikë ka rënë me 26% në vitin 2023. Në të njëjtën kohë, pjesa e produkteve më pak kritike është rritur në 66% të konsumit total.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë