Lajme

Hapësira ajrore austriake, e pambrojtur

Shkak, mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror

Hapësira ajrore e Austrisë ishte e pambrojtur gjatë fundjavës pasi Eurofighters të Ushtrisë Federale duhej të qëndronin në tokë për shkak të mungesës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Kjo është një çështje e gjatë, tha një zëdhënës i Ushtrisë Federale për agjencinë e shtypit APA të dielën.

Ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner ka ngarkuar tani stafin të kërkojë zgjidhje alternative, të cilat duhet të zbatohen menjëherë “për të parandaluar që një situatë e tillë të përsëritet”, transmeton albinfo.ch.

Ushtria ia ka hedhur fajin Ministrisë aktuale të Shërbimit Civil (BMKÖS) të udhëhequr nga Partia e Gjelbër, e cila është përgjegjëse për pagat. Shumë kontrollorë të trafikut ajror po kalojnë te ofruesi i shërbimeve të navigimit ajror Austro Control sepse paguan më mirë.