Kosova
Kurti jep mbështetje për kombëtaren e Kosovës për vendimin në ndeshjen me Rumaninë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të dielën e kanë vizituar përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes me Lituaninë.
Kryeministri Kurti shprehu mbështetje të plotë për vendimin që futbollistët dhe Federata e Futbollit e Kosovës refuzuan ta vazhdojnë ndeshjen me Rumaninë pas thirrjeve anti-Kosovë.
“Është kënaqësi dhe nder që takohemi sot bashkë. Së pari duhet t’ju përgëzoj për lojën e shkëlqyeshme që e keni bërë në Bukuresht, ku keni dominuar në fushën e gjelbër, dhe në të njëjtën kohë të shpreh solidaritetin tonë të plotë me qëndrimin që keni mbajtur aty. Ai është qëndrim parimor, i drejtë dhe i dobishëm, edhe për Kosovën, edhe për futbollin, edhe për secilin qytetar të vendit tonë, i cili është ndier i përfaqësuar me deklaratën dhe qëndrimin e kapitenit Amir Rrahmani, për çka ju përgëzoj e ju falënderoj nga zemra”, u shpreh Kurti.
Kosova dhe Lituania të hënën do të përballen nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të Grupit C2.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Valisi ndalon cigaret elektronike brenda territorit të vet Deputetët në Parlamentin kantonal votuan të premten për të ndaluar shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshe, të...
-
Kantonet presin një marrëveshje më të mirë me BE-në
-
Kjo shkollë në Zvicër është më e mira në botë
-
Qyteti i Lucernit dëshiron të frenojë trafikun e autobusëve turistikë me ‘tarifë të re’
-
Trafiku i trenave për dhe nga Gjeneva do të ndërpritet totalisht