Kosova
Sot mbahet mbledhja e dy qeverive, Kosovë – Maqedoni e Veriut, kjo është agjenda
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë.
Ekzekutivi kosovar ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet të hënën në Prishtinë.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pritet të nisë nga ora 11:20. Ndërsa në atë kohë pritet të nisin edhe takimet bilaterale të ministrave të qeverive.
E takimi ndërqeveritar pritet të nisë nga ora 12:00.
Në orën 13:30 pritet të nisë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, ndërsa do të pasohet më pas me konferencë të përbashkët të kryeministrave të dy vendeve.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe dy nisma bashkëpunimi me qeverinë maqedonase.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë dhe nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Kantonet presin një marrëveshje më të mirë me BE-në Kantonet zvicerane po vendosin kufij për negociatat me BE-në. Shefi Markus Dieth po kërkon kufizime në...
-
Kjo shkollë në Zvicër është më e mira në botë
-
Qyteti i Lucernit dëshiron të frenojë trafikun e autobusëve turistikë me ‘tarifë të re’
-
Trafiku i trenave për dhe nga Gjeneva do të ndërpritet totalisht
-
Evakuimi i banorëve të Brienz, fshati po monitorohet në mënyrë elektronike