Futboll

Foda: Për ne nuk ka rëndësi vendimi i FIFA-s

Shtëpia evropiane e futbollit – UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht.

Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve raciste nga titozët rumunë, për çka, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, mori vendim që t’i tërhiqte jashtë fushës futbollistët.

Trajneri i ekipit të Kosovës, Franco Foda, në një konferencë për media, sot ka thënë se nuk ka rëndësi se çfarë vendimi do të marrë UEFA.

“Për ne vendimi i UEFA-s nuk çon peshë. Në futboll nuk ka çfarë të kërkoj racizmi në asnjë fazë të lojës dhe nuk do të tolerojmë në të ardhmen përfundime tjera. Jemi të vendosur. Këtë vendim e kemi marrë të gjithë së bashku. Për ne nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merr UEFA. Ne duhet ta mbrojmë identitetin e Kosovës”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, kombëtarja nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, kundër Lituanisë.