Lajme

Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza zhvilloi takim me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër të kryesuar nga Dr. Mentor Bilali.

“Në spitalet e Zvicrës kemi dëgjuar shpeshherë që mjekët, infermierët dhe pacientët flasin në gjuhën shqipe. Edhe si mantelbardhë, bashkatdhetarët tanë janë të integruar mirë këtu. Janë mjekë me përvojë të jashtëzakonshme dhe me plot vullnet që të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetësisë sonë. Kosova synon ta rris cilësinë e shërbimeve, jo vetëm duke investuar në pajisje moderne, por duke sjellë edhe ekspertë ndërkombëtarë për trajnimin e personelit mjekësor. Ne do ta krijojmë një platformë të veçantë që forcon lidhjen e mjekëve të Kosovës me ata të diasporës. Mjekët do të shkëmbejnë përvoja, do të mbajnë simpoziume shkencore dhe do të koordinohen mes vete për t’i shërbyer sa më mirë pacientëve kosovarë”, shkroi ai fuke theksuar se me diasporën, Kosova mundet ma mirë!