Shqipëria
Fshati turistik i Dardhës në Shqipëri merr pamje fantastike
Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit.
Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga fshati Dardhë, i mbuluar nga dëbora.
“Mirëmëngjesi nga Dardha!”, shkruan kreu i qeverisë.
Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Shtëpitë karakteristike të gurit me çati prej rrasash krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe autentike. Shumë prej tyre janë kthyer në bujtina për turistët.
Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Zvicra renditet e dyta në konkurrencën dixhitale
-
Të larguarit nga kisha u dyfishuan në Zvicër vitin e kaluar
-
Cyrihu inkurajon të huajt të bëhen zviceranë
-
Një mijë njerëz demonstruan në Sion për rritjen e pagave