Integrimi
Me para të Zvicrës, ndërtohen shtëpi për familje të varfra në Kosovë
Diaspora shqiptare me prejardhje nga komuna e Gjilanit ndjek shembullin e fshatit Miresh për rregullimin e infrastrukturës në fshat.
Cërnica është fshati i dytë që ka marrë këtë model! Me paratë e mbledhura nga mërgimtarët e këtij fshati që jetojnë në Zvicër, ekskavatorët kanë filluar punën për realizimin e një varg projektesh që presin të finalizohen.
„Shoqata Cërnica nuk ka më shumë se 5 muaj që është formuar dhe ka renditur një varg projektesh që synon t’i realizojë brenda këtij viti“, thotë kryetari Selajdin Hoxha.
Përfituesit e parë të këtij projekti janë familja e Sami Sherifit, Brahim Sherifit dhe Nuhi Hoxhës. Këto tri familje do të bëhen me shtëpi të reja.
„Shoqata Cërnica“ ka ndërtuar dy shtëpi për familjet që kanë qenë pa kulm mbi kokë, kurse e treta pret hedhjen e gurthemelit, tregon 42-vjeçari.
„Dy shtëpitë e para janë në përfundim e sipër dhe presim t’ua dorëzojmë çelësat deri në muajn qershor. Ndërtimi i shtëpisë së tretë pritet të fillojë në pranverë“, thotë Hoxha për familjet, të cilave lufta ua ka shkatërruar shtëpitë.
Projekti tjetër është vendosja e tri kabinave për pritje të autobusit dhe vendosja e shportave për hedhjen e mbeturinave. Krahas kësaj, në agjendë është edhe rregullimi i fushës sportive.
Një synim tjetër është sigurimi i një fondi për furnizim me barna të fëmijëve të sëmurë, premton Selajdin Hoxha me banim në Zvicër tash e 24 vjet.
„Shkrimi në albinfo.ch ka qenë shtytësi kryesor që më ka nxitur të marr këtë iniciativë. Duke lexuar dhe parë fotografitë si kanë investuar mërgimtarët e fshatit Doberçan në rregullimin e parqeve dhe ambientit përreth, kam vendosur t’i kontaktoj bashkëfshatarët e mi për formimin e shoqatës Cërnica“, u shpreh Hoxha.
Kryetari i “Shoqatës Cërnica” ka në plan po ashtu punësimin e dy punëtorëve për mirëmbajtje të varrezave të fshatit, mirëmbajtjen dhe sistemimin e hedhurinave, krijimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbëruara.
Për realizimin e këtyre projekteve ai nuk ka fare dyshim, thotë se kemi hasur në përkrahje të madhe të bashkëfshatarëve që jetojnë në Zvicër dhe në vende të tjera të Perëndimit.
„Kështu shtëpinë e parë e kanë financuar vëllezërit Njiazi dhe Besim Bllaca, kurse ndërtimin e shtëpisë së dytë e ka marrë përsipër mërgimtari Skënder Hoxha. Anëtarët e shoqatës paguajnë 100 franga në vit“, tha ai në fund të bisedës.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga...
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja