Kosova
30 ditë paraburgim serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Marko Dantiqit, për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan në maj 2023, përcjell albinfo.ch.
Marko Dantiq, i akuzuari për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë të shtunën.
Dantiq ishte arrestuar një ditë më parë për sulmet e majit të vitit 2023.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhej se ai dyshohet për veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Dhuna në Zveçan kishte shpërthyer pasi serbët lokalë patën kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Si pasojë e dhunës kishin mbetur të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.
KFOR-i ka thënë më herët se sulmi ndaj ushtarëve të tij ishte kryer “pa asnjë provokim” dhe se ishte “plotësisht i papranueshëm”.
Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet në Zveçan, duke thënë se ato janë kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
E-Diaspora
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore Nëse kërkoni pozita me orar të plotë, gjysmë orari, apo si freelancer, Jobsmentor.eu ofron një gamë...
-
Fehmi Fetahi: Bashkatdhetarë, ejani dhe investoni në Kosovë, nuk ka më mirë se në vendin tuaj
-
Pse liderët nga Kosova po organizojnë kaq shumë tubime me diasporën?
-
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor
Jeta në Zvicër
-
Ushtria asiston në evakuimin e banorëve nga Brienz Anëtarët e Batalionit të 11-të Panzer Sapper ndihmuan në transportin e ushqimit për kafshët e evakuuara....
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës