Kosova

Stano: Institucionet paralele serbe në Kosovë të adresohen në dialog

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka deklaruar se çështja e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, duhet të adresohet në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media, Stano është pyetur në lidhje me pretendimet e palës serbe për arrestimin e një serbi të Kosovës, që pretendohet të jetë drejtor i një shkolle në Kosovë, e i cili thuhet se ka pasur me vete një vulë ilegale.

“Jemi duke i ndjekur zhvillimet mbi raportimet për arrestimin e drejtorit serb të Kosovës të një shkolle për vulë siç supozohet posedim të një vule ilegale gjatë hyrjes në Kosovë. Mund t’ ju rikujtoj se BE-ja ka qenë gjithmonë shumë, shumë e qartë se statusi dhe tranzicioni i disa prej shërbimeve bazë publike dhe sociale të mbështetura nga Serbia, veçanërisht kujdesin shëndetësor dhe sistemin shkollor dhe arsimin, këto çështje duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Tutje, ai theksoi se “veprimet e njëanshme për të kufizuar qasjen në këto shërbime, do të kenë efekte negative në jetët e përditshme të njerëzve dhe për kushtet e jetesës për serbët e Kosovës dhe për komunitetet e tjera, dhe kjo do të thotë dështim i realizimit të obligimeve të Kosovës për integrim evropian”.