Lajme
BE premton 1 miliard euro investime në Ballkan
Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn Hahn tha se Bashkimi Evropian do të investojë në projekte të përbashkëta ballkanike deri 1 miliard euro
Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn ka premtuar ndihmë fillestare në vlerë 180 milionë euro investime përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit të quajtur IPA, ndërsa tha se BE është i gatshëm të investojë rreth 1 miliard euro për projekte të përbashkëta ndërshtetërore në Ballkan.
Këto deklarata ai i bëri në Prishtinë, në konferencën e ministrave të jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, Ndërsa sa i përket Kosovë, tha se nuk e din datën se kur do të hiqen vizat.
Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit
Komisionari Hahn, tha se ndihma e BE-së do të orientohet në infrastrukturën rrugore e hekurudhore, që do të afrojë vendet e popujt e rajonit dhe këta bashkë me Bashkimin Evropian.
“Duhet ta shohim edhe përkushtimin e juaj. Duke krijuar mekanizma kredibilë të financimit. Ta keni hapësirën fiskale për financimin e këtyre projekteve që të zbatohen me kohë dhe të angazhohemi me ju që të implementojmë këto projekte. Agjenda e këtyre aktiviteteve është ngushtë e lidhur me programet qeverisëse ekonomike”, tha Hahn.
Pjesë e kësaj konference, që është më e madhja e organizuar në Prishtinë janë ministrat e Jashtëm nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Pjesë e takimit është edhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Daçiq për herë të parë merr pjesë në një format të tillë që organizohen në Prishtinë, madje herëve të tjera Serbia ka injoruar këto takime për shkak të prezencës së Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm të ndajmë deri në 1 miliard euro nga ‘IPA dy’ deri në përfundim të këtyre projekteve”, ka thënë Johanes Han. Ndërsa fillimisht, ai ka thënë se përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit të quajtur IPA, do të investohen 180 milionë euro për këto projekte, kurse në planet më afatgjate parashihet një shumë më e madhe.
Nikoqiri i këtij takimi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova është bërë tashmë një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.
Ai ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë fqinje.
“Pjesëmarrja e sotme e ministrit Daçiq në konferencën në Prishtinë është mesazh apo edhe një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë është një hap përpara në sjelljen tonë të lidershipit rajonal të një sjellje evropiane”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se çështjet historike dhe problemet nga e kaluara, nuk do të duhej të pengonin zhvillimin e projekteve për të ardhmen, siç ishte rasti me diskutimet në konferencën e së mërkurës në Prishtinë.
“Duhet të përqendrohemi në atë që është pozitive, do të thotë, duhet t’u ikim deklaratave që na kthejnë prapa, dhe të përqendrohemi në çështjet kaq të rëndësishme për të cilat sot po bisedojmë”, ka thënë Daçiq.
Në fund të konferencës, ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar dhe një deklaratë të përbashkët me të cilën janë pajtuar në parim për arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta ditëve në vijim.
Komisioneri Han, tha se duhet të zhvillohet edhe një takim tjetër i përfaqësuesve të rajonit para datës 21 prill, kur në Bruksel do të mbahet takimi i ministrave, ku edhe pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje nga e cila do të përfitojnë projektet ndërshtetërore që lidhin qytete e porte në rajon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra