Lajme
Rriten rrogat e këtij sektori për 11% në Gjermani
Bëhet e ditur se për pastruesit e ndërtesave që punojnë sipas marrëveshjes kolektive, e të tillë janë rreth 700,000 njerëz, vjen një lajm shumë i mirë: Nga janari i vitit 2025 do të rriten rrogat me 11%. Kështu është bërë e ditur nga sindikata përgjegjëse, përcjell albinfo.ch.
Siç njoftoi sindikata Bauen-Agrar-Umwelt (IG BAU), pagat në sektor do të rriten me rreth njëmbëdhjetë për qind nga 1 janari 2025.
Në grupin e pagave më të ulëta, atë të punëtorëve të pastrimit, paga minimale rritet nga 13.50 euro në 15 euro në orë.
Paga minimale e pastruesve të xhamave dhe fasadave do të jetë 18.40 euro, sipas sindikatës.
Sektori i pastrimit të ndërtesave është një industri e rëndësishme me një qarkullim vjetor prej mbi 26 miliardë euro dhe me rreth 700,000 punonjës në Gjermani.
Rreth 500,000 punonjës, shumica e të cilëve janë gra, marrin vetëm pagën minimale.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë