Lajme
Vrasje e rëndë në Gjermani, dy të vdekur dhe disa të plagosur
Bëhet fjalë për shtetas gjermanë dhe pa ndonjë sfond tjetër
Raportohet një vrasje e rëndë, e cila ka ndodhur dje në Esslingen të Gejrmanisë, në landin Baden-Württemberg, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja thuhet se erdhi pas një grindje rreth qirasë, një 61-vjeçar e ka vrarë djalin e qiradhënësit (31-vjeçar). Në fund ka vrarë edhe veten, ndërsa dy persona të tjerë i ka plagosur.
Të shtënat janë dëgjuar në momentin kur kishin ardhur njësitë për dëbimin e këtij pesoni nga banesa. Shumë shpejt në vendin e ngjarjes kanë ardhur njësitë speciale, por njësitë e shpëtimit në fund kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e dy personave. Vrasësi së pari ka qëlluar kundër të tjerëve, e më pas ia ka vënë flakën banesës dhe e ka vrarë veten, njofton policia.
Sipas të dhënave të deritanishme, bëhet fjalë për shtetas gjermanë, ndërsa ngjarja nuk ka ndonjë sfond tjetër, veçse mosmarrëveshjeve rreth qirave dhe vendbanimit.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore Qeveria refuzon ‘iniciativën për ushqimin’...
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?