Shkurt.ch

Godet gruan 79-vjeçare me makinë dhe ikën

Një grua goditet nga vetura ndërsa ishte duke kaluar rrugën kombësore dhe zvarritet nga shoferi, i cili nuk është ndalur.

Një këmbësore 79-vjeçare ka vdekur të martën në Zofingen (Kantoni Aargau), ndërsa ishte duke kaluar rrugën. Ajo është zvarritur më shumë se 500 metra në qytetin e afërt të Oftringenit. Automobilisti i cili goditi gruan nuk është ndalur dhe është në arrati.

Trupi i pajetë i viktimës u zbulua nga shoferët në rrugë rreth orës 10:00 në Oftringen, pranë një vendkalimi kombësorësh, ka bërë të ditur policia në Aargau.

Sipas elementeve të para të hetimit, shoferi ka shkelur gruan në një vendkalim kombësorësh në Zofingen. Gjurmët tregojnë se gruaja është zvarritur nga automjeti për më shumë se 500 metra para se të mbetej në Oftringen.

Policia është në kërkim të shoferit, ajo bën thirrje për dëshmitarë.