Lajme

13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër

Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling

Raportohet se Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari, i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të kryer në shtëpitë e disa futbollistëve të njohur, si: Raheem Sterling, Marc Cucurlla dhe Scott Dann, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se 24-vjeçari Emiliano Krosi është dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim, raportojnë mediat në Britani, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se Krosi kishte marrë pjesë në 33 vjedhje, në periudhën prej katër muajsh nga nëntori e deri në mars të vitit 2023.

Referuar gjykatës vlera e vjedhjeve që dyshohet se ka bërë 24-vjeçari shqiptar bashkë edhe me grupin e tij, është 1.139 milionë funte.

Ai po ashtu akuzohet edhe për vepra të tjera, si: posedim me qëllim të furnizimit të kokainës dhe posedim të kanabisit.

Si shkak i vjedhjes në shtëpinë e tij, Sterlingut iu desh ta humbasë Kampionatin Botëror në Katar, pasi me të kuptuar rastin, ai u nis menjëherë për në Angli.

Thuhet se atij iu vodhën 10 orë luksoze të markës ‘Rolex”, që kapin vlerën e 300.000 funteve.