Lajme
Konsumimi i tepërt i qumështit rrit rrezikun nga ataku në zemër, thonë studiuesit
Konsumimi i qumështit mund të rrisë rrezikun e një ataku në zemër, sugjeron një studim i ri.
Studimi i kryer nga ekspertët në Universitetin Uppsala në Suedi zbuloi se konsumimi i 400 ml (1.5 gota) qumësht çdo ditë, lidhej me një rrezik pesë për qind më të lartë të sëmundjes koronare të zemrës, shkruan Express.co.uk.
Sipas shkencëtarëve, përmbajtja e lartë e laktozës në qumështin e lopës mund të shkaktojë inflamacion të dëmshëm dhe dëmtim qelizor, duke përshpejtuar plakjen e zemrës.
Studimi u krye në 101,000 njerëz për të kuptuar ndikimin e qumështit te çdo person.
U zbulua se rreziku më së shumti ndikoi te gratë dhe burrat që nuk duket se vuajnë të njëjtin efekt.
Sulmi në zemër është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjeve në Britani, me rreth 2.3 milionë njerëz që vuajnë prej tij.
Në Mbretërinë e Bashkuar njerëzit pinë mesatarisht 1.2 litra qumësht në javë – ose afërsisht 171 ml në ditë – që është më pak se sasitë që lidhen me rritjen e rrezikut në studim.
Ky studim sugjeron se konsumi më i lartë i qumështit mund të lidhet me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës te gratë.
Në mënyrë specifike zbuloi se gratë që pinin 600 ml qumësht në ditë kishin një rrezik 12 për qind më të lartë të problemeve të lidhura me zemrën. Për ata që pinë 800 ml në ditë, rreziku u rrit në 21 për qind.
Megjithatë, modelet e konsumit të qumështit mund të ndryshojnë shumë në varësi të zakoneve individuale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve