Kosova
Prokuroria thotë se i dyshuari sulmoi me thikë katër personat për shkak të përkatësisë etnike
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se motivi që çoi të dyshuarin F.I. të sulmojë katër viktimat me thikë është përkatësia etnike.
Sipas Prokurorisë, F.I. më 11 nëntor në orën 15:30 ka tentuar t’i privojë nga jeta dy të mitura që po ecnin rrugës duke i goditur me thikë në pjesë të shpatullave, e vepra është kryer me dashje për shkak se viktimat ishin pjesëtarë të komunitetit pakicë në Kosovë.
“Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri F.I., me datë të njëjtë rreth orës 15:05 minuta në rrugën ‘Enver Topalli’ në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë ‘Verona’ , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me datë të njëjtë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën ‘Halim Spahiu’ në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE. Në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatën për media.
Burri që dyshohet se të hënën theri me thikë katër persona në Ferizaj ka qenë më parë i dënuar për vrasjen e një gruaje.
Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë thënë se fillimisht është arrestuar një person tjetër gabimisht, meqë ai i ishte përshtatur profilit të të dyshuarit.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?