Lajme

BE-ja i bën kërkesë Zvicrës

Gjatë raundit aktual të negociatave midis Bernës dhe Brukselit, të dy palët janë grindur mbi kërkesën e BE-së që Zvicra të heqë klauzolën e saj mbrojtëse dhe këmbënguljen e Zvicrës për ta mbajtur atë, përcjell albinfo.ch.

Tani ka një tjetër “mollë mosmarrëveshjeje” midis dy palëve, që ka të bëjë me shkëmbimin automatik të informacionit (AEI) – një sistem që kërkon që bankat të identifikojnë të gjithë klientët që janë rezidentë tatimorë në një shtet tjetër pjesëmarrës – gjë që Zvicra tashmë e ka bërë.

Megjithatë, Brukseli dëshiron që autoritetet zvicerane të shkojnë një hap më tej: të rikuperojnë taksat nga qytetarët evropianë rezidentë dhe t’i dërgojnë ato në vendet e tyre të origjinës. Ky parim është tashmë në fuqi në Shtetet Anëtare të Bashkimit.

Kjo ide tashmë ka hasur në kritika në Zvicër.

“Ne nuk duhet të detyrohemi të zbatojmë ligjin e huaj. Kjo është krejtësisht e papranueshme”, theksoi deputeti Franz Grüter.

Një tjetër deputet, Christian Wasserfallen, tha se duke iu dorëzuar kësaj kërkese, Zvicra do të “bëhej një krah i autoriteteve të huaja tatimore”.