Lajme
Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-ës
Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në shenjë të përkujtimit të datës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Farshëri” në Zvicër, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Zvicër organizuan prezantimin e njërit prej filmave më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, filmin “Nëntori i dytë”. Një mbrëmje plot emocion! – Një ngjarje nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte pjesëmarrja e nxënësve të shkollës shqipe të mësuesit Vaxhid Sejdiu.
Fakt është se nxënësit e shkollave, studentët dhe të rinjtë në vazhdimësi duhet të njihen me faktet historike, duhet të njihen me të kaluarën e popullit shqiptar, me përpjekjet shekullore për liri dhe çlirim kombëtar. Një prej kryeveprave artistike është pa dyshim edhe filmi “Nëntori i Dytë”, në të cilin kurorëzohen përpjekjet e gjeneratave për ta shpallur Shqipërinë “të lirë e të mosvarme”. Programi ishte pagëzuar “Festojmë Nëntorin Shqiptar”, ku në fjalën hyrëse përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, znj. Monika Zguro, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve kulturore për prezantimin e trashëgimisë kombëtare dhe, në këtë rast shfaqjen e filmit „Nëntori i Dytë“, i cili portretizon ngjarjen më të rëndësishme të historisë kombëtare, atë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Filmi solli para syve tanë disa prej figurave kyçe historike kombëtare, si Ismail Qemalin, Isë Boletinin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe qindra e mijëra bashkëluftëtarë, të cilët ekurorëzuan me sukses shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Salla ishte përplot e mbushur me nxënës, mësues, prindër dhe veprimtarë të arsimit shqip në Zvicër, në mesin e tyre sekretari i parë i Ambasadës shqiptare në Bernë, z. Valon Gashi, konsulli i Konsullatës së Republikës së Kosovës, z. Vigan Berisha, mësuesi dhe bashkëkryetari i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu, kryetari i LAPSH-it kantonal të kantonit Argau, Riza Demaj, kryetari i Rrjetit të Bizneseve për Zvicrën Qendrore z. Visar Robelli, gazetarja e gazetës albinfo.ch, znj. Luljeta Ademi, mësuesit Minire Azemi dhe Isuf Ismaili, përfaqësuesit e grupit “Autoktonët” etj.
Pjesë e programit ishte edhe ekspozita „Në anën e duhur të historisë”, një udhëtim i dokumentuar nëpërmjet dëshmive të kohës që prezanton kontributin dhe rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ekspozitë plotësoi ngjarjen e madhe të Nëntorit, duke e rikujtuar dhe vlerësuar trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Vlen të përmendim se mësuesi Vaxhid Sejdiu të gjithë pjesëmarrësve iu dhuroi librin “Të flasim dhe të shkruajmë drejt”, të Hajro Hajrës.
Sektori për informim
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë Kontrollet e kryera nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCD) kanë çuar në përgjimin...
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore