Lajme

Zvicra do të ketë furnizim të mjaftueshëm me energji këtë dimër

Ndryshe nga dimrat e viteve 2022-2023 dhe 2023-2024, ai i ardhshëm ka të ngjarë të mos karakterizohet nga rreziku i mungesës së energjisë në Zvicër, pasi furnizimi global është lehtësuar si në tregjet e gazit, ashtu edhe në ato bërthamore, përcjell albinfo.ch.

Ashtu si vendet e tjera evropiane, edhe Zvicra është larguar nga gazi rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe tani po merr furnizime nga Shtetet e Bashkuara.

Për sa i përket energjisë elektrike, megjithëse shumë nga centralet bërthamore të Francës ishin mbyllur dy vjet më parë, vendi ende prodhon mjaftueshëm për të eksportuar në Zvicër.