Kosova
Kallas: Do të punoj që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet
Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë të martën në një seancë dëgjimore se do të angazhohet për të forcuar sigurinë e bllokut evropian dhe do të bashkëpunojë me fqinjët që ndajnë vlera të përbashkëta, si dhe kanë aspirata për anëtarësim në bllokun evropian, përcjell albinfo.ch.
Seanca dëgjimore është duke u zhvilluar në Komisionin për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili duhet ta konfirmojë Kallasin për pozitën e nominuar.
Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, është caktuar nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen dhe vendet anëtare të bllokut, për të udhëhequr politikën e jashtme në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Në legjislaturën e kaluar, këtë pozitë e ka mbajtur Josep Borrell.
Kallas ka thënë të martën se zgjerimi i BE-së e forcon vetë bllokun, por edhe vendet që synojnë anëtarësimin.
Sipas Kallasit, forca tërheqëse e BE-së i frymëzon shtetet nga Ballkanit Perëndimor e deri tek Evropa Lindore për reforma dhe për angazhim drejt integrimit në BE.
“Së bashku me Komisionaren për Zgjerim, do të punoj me vullnet që ta bëjmë zgjerimin realitet“, ka thënë ajo, duke shtuar se “problemet e sotme të fqinjëve tanë do të jenë probleme tona nesër“.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?