Kosova
Nuk është Grenelli, Trump pritet ta zgjedhë Marco Robion për Sekretar të Shtetit
Cilat janë raportet e sekretarit të mundshëm amerikan me Kosovën
Bëhet e ditur se Marco Rubio është senatori që raportohet të jetë zgjedhur nga presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për postin e rëndësishëm të Sekretarit të Shtetit. Ai është pjesë e politikës amerikane që nga viti 2010, e në pak raste mund të gjenden lidhje të tij me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Më 2 shkurt 2021 është postimi i tij i vetëm në Twitter, e në të cilin përmendet Kosova. Bëhet fjalë për kohën kur Kosova mori njohjen nga Izraeli, me ndërmjetësim të presidencës së parë të Trumpit.
“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, pati shkruar ai.
Ndërsa në një fjalim të publikuar në uebfaqen e tij zyrtare, më 13 shtator 2011, Rubio duke folur për rolin e Amerikës në botë pati përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake amerikane në Ballkan.
“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe djaj të tjerë si spastrimin etnik nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak. Kanë bërë ndihma e kanë kryer misione të panumërta për shtetin tonë”, ishte shprehur ai.
Ndërkohë, në vitin 2018, Rubio ka pasur takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Siç bëhej e ditur në një komunikatë për media nga Presidenca e Kosovës, Thaçi dhe atëkohë senatori republikan kishin biseduar “për transformimin e FSK-së dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ishte shprehur Thaçi.
Posti i Sekretarit të Shtetit në SHBA është një nga më të rëndësishmit. Si zyrtar i lartë i kabinetit të presidentit, sekretari ka përgjegjësi për kryerjen e detyrave në politikën e jashtme të SHBA-së dhe ta këshillojë presidentin në çështjet ndërkombëtare.
Siç shkruajnë mediat prestigjioze amerikane, Rubio është emri i preferuar i Trumpit, por se kjo mund të ndryshojë në minutat e fundit. Ndër prioritetet për punën e tij të mundshme janë përmendur kryesisht Kina, lufta në Ukrainë dhe ajo në Gaza.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor