Lajme

Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”

Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dhuratë e qeverisë shqiptare, në Landin e Hessen, përcjell albinfo.de.

Tekstet bashkëkohore dhe cilësore iu dorëzuan mësueseve të gjuhës shqipe nga Konsullja e Nderit e Republikës së Shqipërisë, znj. Jonela Hoxhaj.

Për herë të parë mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe do të kenë edhe nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë u shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe përçimin e gjuhës dhe kulturës amtare te brezat e rinj. /Albinfo.de

May be an image of 3 people and text