Integrimi
Të huajt kanë të drejtë të votojnë në Gjenevë
Ata që jetojnë në Gjenevë apo edhe ju që rastësisht keni kaluar këto ditë në këtë kanton, me siguri që jeni joshur nga një afishe me një dizajn të njëjtë por të shkruar në shtatë gjuhë të ndryshme e cila shetitë kantonin meqë është e ngjitur në automjetet e transportit publik, në mbulesat e tavolinave […]
Ata që jetojnë në Gjenevë apo edhe ju që rastësisht keni kaluar këto ditë në këtë kanton, me siguri që jeni joshur nga një afishe me një dizajn të njëjtë por të shkruar në shtatë gjuhë të ndryshme e cila shetitë kantonin meqë është e ngjitur në automjetet e transportit publik, në mbulesat e tavolinave në restorante e vende të tjera.
Për çfarë bëhet fjalë ?
Departamenti i sigurisë dhe ekonomisë bashkë me Kancelarinë e Shtetit të Gjenevës, kanë vërë në jetë fushatën « J’ai 8 ans, je vote dans ma commune » ( Jam 8 vjeç, votoj në komunën time) me qëllim që të informohen sa më shumë e sa më mirë të gjithë ata që kanë të drejtë të votojnë në komunën e tyre, një fushatë për të gjithë ata që mund të jenë pjesë e vendimeve të rëndësishme në demokracinë lokale.
Në platformën e juaj, albinfo.ch tashmë kemi folur për iniciativën « J’y vis, j’y vote » (Këtu jetoj, këtu votoj) e cila para dhjetë viteve është pranuar nga populli i kantonit të Gjenevës që t’i japin të drejtë vote edhe personave me origjinë të huaj që jetojnë në Zvicër, respektivisht në Gjenevë prej më së paku 8 viteve me leje qëndrimi. Prej moshës 18 vjeçare, të gjithë mund të votojnë në komunën e tyre në të cilën jetojnë që të mund të zgjedhin këshillin komunal, këshillin administrativ (kryetarin e komunës së tyre dhe këshilltarët shoqërues).
Më 19 prill të këtij viti, 45 komunat e Gjenevës zgjedhin këshillat komunale dhe me 10 maj ato zgjedhin këshillat administrative. Pikërisht për këtë, fushata « Jam 8 vjeç dhe votoj në komunën time » realizohet nga Shteti në bashkëpunim me Shoqatën e komunave gjenevase për të informuar qytetarët e çdo komune.
Vlen të theksohet se kjo fushatë është e mbështetur nga Konfederata dhe bën pjesë në Programin e integrimit kantonal që ka për qëllim të stimulojë integrimin social të të huajve.
Edhe pse këtë të drejtë nuk e gëzojnë shumë kantone në Zvicër, pjesëmarrja e të huajve në zgjedhje lokale në Gjenevë është më e vogël se 30% kurse e votuesve që kanë shtetësinë zvicerane është më shumë se 40%, të dhëna që bazohen nga zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2011.
Pse duhet të votojnë shqiptarët e Gjenevës ?
Këtë vit në listat e zgjedhjeve për këshilltarë komunal numërojmë 19 zviceranë me origjinë shqiptare. Sikurse edhe çdo votues tjetër, pjesëmarrja në votime nënkupton zgjedhjen që ju bëni se kush do të jenë përfaqësuesit që më pas do të marrin vendime në komunë në lëmin e sportit e të kulturës, të sigurisë së komunës suaj, shkollave fillore e çerdheve për të vegjlit, ndihmat sociale, planifikimin e territorit etj etj.
Ç’ është e nevojshme të dihet ?
Çdo qytetar që përmbushë kushtet për të votuar, përmes postës merr në adresën e tij materialin votues i cili shoqërohet me një broshurë zyrtare ku mund të gjejë të gjitha informatat se si duhet të votohet që vota e tij të jetë e vlefshme.
Vota është personale dhe askush nuk mund të votojë në vend të dikujt tjetër! Ju mund të votoni përmes korrespondencës postare apo edhe të shkoni në vendvotimet e caktuara, në komunën në të cilën jetoni, me materialin votues që keni marrë në adresën e juaj dhe të hidhni votën tuaj në kutinë përkatëse.
Për tu njoftuar më gjerësisht në lidhje me votimet komunale të 19 prillit, në komuna të ndryshme organizohen seanca informative për këtë qëllim.
Pavarësisht, nga koha që keni, në çdo rast ju mund t’i drejtoheni Shërbimit të votimeve e të zgjedhjeve në numrin 022 546 52 00, ku mund të informoheni hollësisht nga e hëna deri të premten prej orës 9:00 deri në ora 17 :00, të shtunën 18 prill nga ora 9:00 deri në 12:00 dhe të dielën 19 prill nga ora 10 :00 deri në ora 12 :00.
Meqë të gjithë jemi të pajtimit se vota është e drejtë themelore e çdo qytetari, me përgjegjësi qytetare duhet ta shfrytëzojmë atë.
Ne vendosim për fatin dhe ardhmërinë tonë andaj edhe votojmë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?