Shqipëria
ARD1, reportazh për bukuritë shqiptare
Me titullin “Riviera shqiptare-atje ku dua të shkoj”, televizioni i njohur gjerman ka udhëtuar në jug të vendit, duke i njohur të gjithë me bukuritë turistike të Shqipërisë
Televizioni gjerman ARD1 i ka kushtuar një reportazh prej 30 minutash rivierës shqiptare, duke përshkruar bukuritë e bregdetit tonë.
Me titullin “Riviera shqiptare – atje ku dua të shkoj”, televizioni i njohur gjerman ka udhëtuar në jug të vendit, duke i njohur të gjithë me bukuritë turistike të Shqipërisë.
“Jugu i Shqipërisë ofron një përvojë pushimesh verore që shumë nuk do ta imagjinonin kurrë në Evropë”, theksohet ndër të tjera nga ARD1, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Ujë i kaltër, fshatra bregdetare piktoreske dhe mikpritje e ngrohtë – një parajsë mesdhetare, shumë më afër nga sa mendoni. Reportazhi “Da will ich hin!” (Atje dua të shkoj!) i televizionit ARD na merr me vete në një udhëtim në bregdetin jugor të Shqipërisë”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Ambasada Gjermane në Tiranë e cila ka publikuar edhe reportazhin e ARD1.
Simin Sadeghi e nis aventurën e saj shqiptare me ishujt e Ksamilit, në skajin më jugor të vendit, ku Greqia duket në horizont. Lirinë me tërë kuptimin e fjalës ajo e përjeton në rrugën bregdetare SH8, ku ka gjithmonë detin në të djathtë dhe malet në të majtë.
Ajo zbulon qytetin e Gjirokastrës, me rrugët e bukura dhe kështjellën e saj historike dhe gjithashtu informohet plotësisht për të kaluarën e errët të Shqipërisë.
Një peshkatar midhjesh e merr atë në një varkë në liqenin e Butrintit dhe në një kopsht ajo njihet me gjërat më të mira të kuzhinës shqiptare.
Me një vendas ajo zbulon fshatin piktoresk të Qeparoit dhe shijon ujin e pastër në plazhin e Borshit.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër Në renditjen e re të 22 tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve në botë, CNN emëroi...
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie
-
Një numër i rrugëve alpine janë mbyllur për shkak të borës
-
Zvicër: Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Halbtax PLUS’