Lajme
Çfarë përfiton Elon Musk nga rikthimi i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë?
Elon Musk është i pari që mund të përfitojmë në mënyrë të majme nga fitorja e Donald Trump, me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Miliarderi Elon Musk e kaloi natën e zgjedhjeve me Trumpin në rezidencën e këtij të fundit në resortin Mar-a-Lago të Floridës.
“Populli amerikan i dha Donald Trumpit një mandat të qartë kristal për ndryshimin”, shkroi njeriu më i pasur i botës në platformën e mediave sociale X, të cilën e zotëron vetë. Trumpi nga ana e tij tregoi se dashamirësia mes tyre është reciproke, kur veçoi Musk në fjalimin e tij të fitores dhe kaloi disa minuta duke lavdëruar firmën e tij të raketave, Space X.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shoqërimi i Musk me presidentin e zgjedhur të SHBA-së nxiti po ashtu rritjen e çmimit të aksioneve të kompanisë së tij të automjeteve, Tesla, e bashkë me to, edhe shtimin sërish të pasurisë neto, e cila tani vlerësohet në 290 miliardë dollarë. Manjati i teknologjisë dhuroi më shumë se 119 milionë dollarë për ta ndihmuar republikanin të fitonte presidencën dhe e mbështeti fuqishëm atë përmes platformës X. Trumpi është shprehur se në një mandat të dytë presidencial ai do të ftojë manjatin e teknologjisë në administratën e tij.
Biznesmeni mund të përfitojë gjithashtu nga presidenca e Trump përmes SpaceX, e cila dominon që tani biznesin e dërgimit të satelitëve qeveritarë në hapësirë. Me një aleat të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, Musk mund të kërkojë të përfitojë akoma edhe më shumë nga këto lloj lidhjesh me qeverinë. Tesla gjithashtu mund të korrë përfitime nga një administratë, e cila, sipas Trump, do ta ngarkojë kompaninë me “barrën më të ulët rregullore të mundshme”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve