Kosova
Kurti takon në Frankfurt ekspertët e sektorit financiar dhe bankar nga diaspora
Pas bashkëbisedimit me studentë, qëndrimin në Frankfurt kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi duke takuar ekspertë të sektorit financiar dhe bankar nga diaspora.
Krahas rritjes ekonomike dhe progresit që ka njohur vendi, fokus i diskutimit ishte edhe trajtimi i Fondit Sovran si një institucion zhvillimor si dhe arritjet dhe zhvillimet e rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës.
Mbi Fondin Sovran u theksua roli dhe funksioni, se si do të shërbejë ajo në funksion të zhvillimit të vendit dhe strategjia e investimeve që vjen bashkë me të. Kryeministri theksoi se transparenca dhe mbikëqyrja do të jenë kyçe gjersa qëllimet afatgjata dhe vizioni janë forcimi i pavarësisë ekonomike, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës dhe pozicionimin e vendit si një partner të besueshëm dhe atraktiv në tregjet financiare ndërkombëtare.
Rreth zhvillimeve të rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës, u theksua roli kyç i saj në ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës dhe realizimin e reformave dhe iniciativave strategjike, të cilat kanë rritur besimin në sektorin financiar dhe kanë mundësuar integrimin e Kosovës në sistemet financiare globale. U veçuan ndër të tjera avancimi i operacioneve me para të gatshme, përfshirja financiare dhe qasja në financa, para-aplikimi për Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave (SEPA).
Në takim u trajtuan dhe mundësitë për të përmirësuar likuditetin e kompanive si dhe rolin e sektorit të TIK-ut në sistemin e Kosovës dhe atë financiar patur parasysh zhvillimin e hovshëm të këtij sektori dhe potencialit të saj në vendin tonë.
Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për takimin, bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e vyeshëm, duke vlerësuar rolin e diasporës si një nga faktorët kryesorë me të cilët bashkëpunojmë dhe ndajmë vizionin për zhvillimin e progresin e vendit.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pasagjeri që humbi jetën në Titanik kishte një orë zvicerane që pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë Ora e argjendtë zvicerane Zenith, me çmimin marramendës...
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale