Lajme
Hamza në Shtutgart: Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë
“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën”, shprehet Hamza
Pas Munihut, Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur sot nga bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë.
Hamza ka thënë se diaspora i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Prandaj, ai është zotuar se në qeverisjen e tij do të forcohen edhe më tepër këto raporte, transmeton albinfo.ch.
“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën”, ka shkruar Hamza.
Megjithatë, ky nuk ishte premtimi i vetëm i Bedri Hamzës në Shtutgart. “Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, ka thënë Hamza.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor Të rinjtë si ndryshues të shoqërisë, përvoja nga kampet ndërkulturore në Zvicër...
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë