Lajme
Kurti në Frankfurt takohet me studentët e diasporës shqiptare, bashkëbisedohet për disa tema
Ky takim ofroi mundësinë për të dëgjuar nga afër eksperiencat dhe përvojat e studentëve të diasporës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Oslo për në Frankfurt këtë fundjavë, ku mëngjesin e sotëm u takua me studentë nga diaspora e Kosovës në Gjermani.
Në këtë takim, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kurti diskutoi me të pranishmit mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës dhe mbi politikat që qeveria ka ndërmarrë për përfshirjen dhe mbështetjen e të rinjve.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri përmendi disa nga programet qeveritare që synojnë të përkrahin punësimin e të rinjve, siç janë programi “Praktikë në Qeveri” dhe platforma “SuperPuna”.
Kurti theksoi nismat e ndërmarra për përfshirjen e diasporës, si hapja e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programi për Diplomaci Qytetare, që ofrojnë mundësi për profesionistët dhe studentët e rinj të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, transmeton albinfo.ch.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ndërlidhjes së sistemit arsimor me nevojat ekonomike të Kosovës, përfshirë edhe synimin për arsim të lartë falas dhe mbështetje financiare për studentët. “Ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta është jetik për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Kurti.
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për përpjekjet e qeverisë në nxitjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit të biznesit, investimet në energji dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër.
Kurti përmendi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100 MW dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë në fushën e energjisë, arsimit, dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Ky takim ofroi mundësinë për të dëgjuar nga afër eksperiencat dhe përvojat e studentëve të diasporës. Kryeministri i falënderoi ata për diskutimin e hapur, duke i uruar suksese në studime dhe duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për vendin e origjinës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025