Lajme
Studim: Gjermanët, të kënaqur me jetën e tyre
Sipas një studimi të publikuar së fundmi, gjermanët janë dukshëm më të lumtur se vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Referuar “Atlasit të lumturisë 2024″, kënaqësia me jetën ka arritur pothuajse nivelin e viteve 2010, me 7.06 pikë. Shkalla e kënaqësisë shkon nga 0 (aspak i kënaqur) në 10 (plotësisht i kënaqur).
“Gjermania është kthyer në rrugën e lumturisë”, thotë Bernd Raffelhüschen, drejtor shkencor i “Atlasit të lumturisë” dhe profesor në Universitetin e Freiburgut.
Sipas këtij studimi, pasojat e kohës së koronës janë kapërcyer në masë të madhe, si dhe efektet e inflacionit. Në vitin 2021 vlera e kënaqësisë me jetën ishte 6.58 pikë.
Njerëzit më të kënaqur në Gjermani jetojnë në Hamburg (7.38 pikë), në radhë të parë për shkak të gjendjes ekonomike, pastaj kujdesit të mirë shëndetësor, shkollave dhe mjedisit. Në vendin e dytë janë Bavaria dhe Schlesëig-Holstein (të dyja me 7,23 pikë). Ndërsa, Saarland dhe landet e Gjermanisë Lindore janë në fund të listës.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor