Kosova
Në Kosovë shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind
Produktet e konsumit kanë shënuar ngritje në tetor 0.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.2 për qind në muajin tetor të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se ngritje të çmimeve në tetor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,3 për qind, ndërsa biletat e fluturimeve 10,9 për qind, përcjell KosovaPress.
Referuar raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, edhe shërbimet financiare kanë shënuar ngritje 9,1 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,2 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5,1 për qind.
Po ashtu, sipas ASK-së, ngritje të çmimeve pati edhe për pijet alkoolike me 3,7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 3,6 për qind, mishi 3,1 për qind, duhani 3 për qind, për veshje 2,4 për qind, buka dhe drithërat 1,7 për qind dhe shërbimet hoteliere 1,4 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 % në muajin tetor 2024 krahasuar me muajin tetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (11,3%), biletat e fluturimeve (10,9%), shërbimet financiare (9,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,1%), pijet alkoolike (3,7%), qumështi, djathi dhe vezët (3,6%), mishi (3,1%), duhani (3,0%), kujdesi personal (2,9%), veshje (2,4%), buka dhe drithërat (1,7%) dhe shërbimet hoteliere (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK-së.
Në raport thuhet po ashtu se rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 14 për qind, blerja e automjeteve 3,6 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., 2,3 për qind, këpucë 1,9 për qind, perimet 0,6 për qind dhe gjërat personale 0,4 për qind.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih