Lajme
Orban: Ukraina e ka të humbur luftën, Trump do të ndërpresë mbështetjen e SHBA-së
Një mbështetës i vendosjes së paqes mes saj dhe Rusisë, por ndoshta me kushte që Kievit nuk i vijnë për shtat, kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do t’i japë fund mbështetjes së SHBA-së për Kievin.
Orban është mikpritës i një takimi dyditësh në kryeqytetin hungarez, që po i zhvillon punimet nën hijen e fitores së zotit Trump.
Lufta në Ukrainë është në krye të rendit të ditës së një takimi të udhëheqësve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihma financiare janë elementë thelbësorë për sigurinë e kontinentit.
“Nëse Donald Trump do të kishte fituar në vitin 2020, këto dy vjet makthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur një luftë. Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake. Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”, thotë Orban.
Viktor Orban njihet si një person i afërt si me Donald Trumpin, ashtu edhe me Putinin. Forcat ruse së fundmi kanë shënuar përparime modeste në lindje të Ukrainës, por në përgjithësi, pozicionet në vijën e frontit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme për muaj të tërë.
Mbështetja perëndimore është thelbësore për luftën e kushtueshme të Ukrainës, por Trumpi edhe vetë e ka vënë në mëdyshje vazhdimisht ndihmën amerikane për këtë vend.
Kryeministri Orban është përpjekur prej kohësh të pengojë mbështetjen e BE-së për Kievin dhe vazhdimisht ka bllokuar, vonuar ose zbutur përpjekjet e bllokut për të siguruar armë dhe fonde dhe për të sanksionuar Moskën për shkak të agresionit të saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras” Në mbledhjen e 20 nëntorit 2024, Këshilli Federal miratoi mesazhin për nismën popullore “Po ndalimit të...
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie